Lajme Shqip Wednesday, 02 September 2015 08:24

Idris Elba është aktor i jashtëzakonshëm, por sipas skenaristit të filmit James Bond, ai nuk është aspak i përshtatshëm për të aktruar agjentin sekret britanik.

Skenaristi Anthony Horowitz pohon se aktori Idris Elba s’mund të jetë James Bond sepse është shumë rrugaç.

Horowitz shprehi mendimin e tij lidhur me aktorin për të cilin flitet se do të mund të aktronte agjentin e fshehtë britanik.

Ylli i filmit rreth Martin Luther King tashmë shpesh ndërlidhej me rolin ikonik, por skenaristi i filmit, mendon se ai nuk do të ishte i përshtatshëm për këtë rol.

Duke theksuar se e gjithë kjo nuk ka të bëjë aspak me ngjyrën, Anthony i cili po e shkruan vazhdimin e radhës të filmit, tha se Elba nuk është mjaft i sjellshëm për këtë rol, transmeton KTV.

“Për mua Idris Elba është shumë i ashpër për këtë rol. Nuk ka të bëjë me ngjyrën, por mendoj se është shumë rrugaç për të aktruar Bondin”.

Ai po ashtu përmendi se vazhdimi i fundit i 007-shit, Skyfall e kishte bërë heroin të dukej i dobët.

“Skyfall e pëlqej më së paku. E di është herezi ta them këtë, por është njëri prej filmave që më së paku m’pëlqeu. Bondi aty është i dobët. Ka dyshime. Ai s’është Bondi”.

E pos Elbas, emra tjerë që ndërlidhen me filmin e Bondit janë edhe Orlando Bloom, Andrew Lincoln, David Oyelowo dhe Michael Fassbender.