Lajme Shqip Monday, 12 September 2011 14:01

Durrës – Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-ministri Lutfi Haziri, një nga figurat kyçe të partisë më të madhe opozitare në Kosovë, LDK, mban vath, por jo në vesh e as në hundë. Diku tjetër.

Paparaci i Portalit LajmeShqip.com e ka identifikuar “fshehtësinë” e Hazirit, derisa ai po i kalonte pushimet në hotelin “Tropikal Resort, Durrës”, në bregdetin shqiptar, në mesin e gushtit të sivjetmë.

Për LajmeShqip.com – (c) 2011, Reporteri.com
1. Sharko foto 98 x 65 cm apo 2800 x 1819 pixels, 921 KB)
2. Shkarko foto 99.34 x 66.32 cm (2816 x 1880 pixels, 933 KB)

Haziri, përveç miqësisë së mirë, duket të ketë të përbashkët me ish-ministrin tjetër kosovar, Astrit Haraqia, edhe prirjen për të qenë politikan “trendy”, duke bartur vath.

Por, derisa Haraqia e mbanë atë në vesh, Lutfi Haziri e ka të vendosur diku tjetër, në anën e djathtë të gjoksit të tij, më saktësisht mu në majen e sisës, ashtu sikur edhe shihet në këto foto ekskluzive të paparacit të Portalit LajmeShqip.com.

Megjithatë, Haziri ka edhe diçka tjetër. Ai në krah e ka “gdhendur” një tatuazh me simbolin e akrepit, pra diçka më shumë se sa Astrit Haraqia.

Për LajmeShqip.com – (c) 2011, Reporteri.com
1. Shkarko foto99.34 x 66.32 cm (2816 x 1880 pixels, 1.70 MB)

Në rininë e tij të hershme, Lutfi Haziri njihet si një “hipik” flokëgjatë, i dhënë më shumë pas aventurave, i cili i kishte lënë në gjysmë studimet në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore. Thuhet se në indeksin e tij figurojnë vetëm dy nota gjithsej.

Në karrierën politike, Lutfi Haziri ka arritur të jetë Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetar i Komunës së Gjilanit, Zv/kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Agim Çekut dhe ministër i Kulturës në Qeverinë e Hashim Thaçit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës që në vitin 2009 gjatë fushatës për zgjedhjet lokale koalicionin PDK-LDK e krahasonte me formacionin “Guns ‘n Roses”, që ishte arritur sipas tij me marrëveshje politike në një moment të caktuar politik, ka treguar se mund të jetë i frymëzuar edhe në stilin e jetës nga ky grup i “Rock ‘n’ Roll”.

Në votimin pro apo kundër për futjen e mësimbesimit në Parlamentin e Kosovës, burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se Lufti Haziri ka votuar PRO. “Lutfi Haziri ka qenë edhe në “Haxh”, derisa ishte ministër në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë njëri nga burimet tjera të portalit.

Paparaci i portalit ua përcjellë fotot që shpalosën “margaritarin” e kësaj vere në bregdetin e Adriatikut, politikanin me vath në sisë dhe tatunë e skorpionit në krah, Lutfi Hazirin. (LajmeShqip.com)