Lajme Shqip Wednesday, 26 August 2015 16:45

Rona Nishliu ka marrë një buqetë speciale me lule me rastin e ditëlindjes së saj.

“E nderuar me kujdesin dhe befasinë e këndshme nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama. FALEMNDERIT”, kështu shkruante këngëtarja në llogarinë e saj në Facebook.

Asaj i ka ardhur një buqetë e bukur me lule dhe kur e ka hapur këngëtarja nga Kosova është befasuar së tepërmi që i kishte ardhur nga kryeministri shqiptar.

Kujtojmë se këngëtarja dje ka mbushur 26 vjet, ndërsa aktualisht është duke punuar për projekte të reja, të cilat pritet t’i lansoj gjatë muajve në vijim.