Lajme Shqip Sunday, 04 August 2013 17:56

Për muaj të tërë kanë heshtur për divorcin e tyre dhe vazhdojnë ta bëjnë ende një gjë të tillë. Madje, konfirmimin se janë ndarë, Shkëlzen Berisha dhe Sadije Berisha kanë vendosur që ta bëjnë nëpërmjet Facebook-ut.
Fillimisht ishte Shkëlzeni ai që e ndryshoi statusin e tij si i “martuar”, duke e lënë atë boshë.
Këtë gjë e ka bërë tashmë edhe Sadija, duke konfirmuar kështu përfundimisht zërat për ndarjen nga djali i kryeministrit në largim, shkruan Tema. 
Shkëlzen Berisha ka nisur një lidhje me modelen Arminia Mevlani, ndërkohë që ndarja e tij nga Sadija u kthye në një laj për faktin se ajo u tentua që ta mbahej e fshehtë me të gjitha mënyrat.