Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 12:12

Dyshja e famshme, Çiljeta Xhilaga dhe Noizy kanë realizuar bashkëpunimin e paralajmëruar qe një kohë të gjatë.

“Gangsta love” titullohet kënga, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, i cili do të jetë e gjatë dymbëdhjetë minuta dhe gjatë këngës do të ketë disa ndalesa duke treguar ngjarjet brenda videos.

Reperi përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar se tri orë para publikimit të videos do të publikohet një “ video lyrics”, transmton Telegrafi.

“Pasi ta shihni videoklipin do të kuptoni përse jemi vonuar kaq shumë duke punuar me të”, ka shkruar në rrjetet sociale Noizy, duke e arsyetuar vonesën e gjatë që prej paralajmërimit të këtij projekti.

Videoklipi i plotë pritet të publikohet sonte (e martë) rreth ores 21:00.