Lajme Shqip Thursday, 03 May 2012 11:52

Të mësuarit e një gjuhe të dytë mund të rrisë fuqinë e trurit, kjo është ajo që besojnë shkencëtarët. Kërkuesit amerikanë nga universiteti Northewstern thanë se dy gjuhësia është një formë e trajtimit të trurit për ta mbajtur sa më vigjilent.

Të folurit e dy gjuhëve ndikon thellësisht në tru dhe sistemi nervor reagon ndaj tingujve, kështu kanë zbuluar testet laboratorike. Ekspertët thonë se akademia e shkencave ka të dhëna biologjike për ta vërtetuar këtë gjë.

Skuadra e kërkuesve monitoroi përgjigjet e trurit të 48 studentëve të shëndetshëm vullnetarë ndaj tingujve të ndryshëm, 23 prej studentëve flisnin dy gjuhë. Dhe u përdorën elektroda koke për të nxjerrë në dukje ndryshimet dhe efektet.

Rezultoi se grupi dy gjuhësh ishin shumë më superiorë në përpunimin e tingujve. Ata ishin gjithashtu më të aftë për të akorduar informacione të rëndësishme, si zërin e folësit, duke e bllokuar atë nga zhurmat e jashtme. Dhe këto ndryshime u shfaqen dukshëm në tru.

Profesoreshë, Nina Kraus që udhëhoqi studimin tha: ‘Njerëzit që flasin dy gjuhë e kanë trurin më të mprehtë, dhe kjo ndodh automatikisht pa qënë të vetëdijshëm’ duke shtuar se të njëjtën aftësi fitojnë edhe muzikantët.