Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 23:25

Vala e madhe e bashkëpunimeve muzikore duket se nuk do të përfshijë vetëm sezonin veror.

Dy këngëtaret e njohura, Kida dhe Xhensila Myrtezaj vitin nuk do ta përmbyllin vetëm me bashkëpunimet që sollën me reperin Mozzik, transmeton Telegrafi.

Bukuroshet kanë vendosur të bashkojnë forcat për të sjellë një bashkëpunim femrash.

Megjithëse nuk janë dhënë shumë detaje rreth këtij projekti, mësohet se dyshja janë duke punuar rreth kësaj kënge, të cilën do ta sjellin së shpejti.

Ndryshe projektet e tyre të fundit “Premtimet” dhe “Ama dorën” rezultuan mjaft suksesshëm.

“Premtimet” e Kidës kanë arritur afro 12 milion klikime në kanalin “Youtube”, ndërsa më keq nuk qëndron as “Ama dorën” e Xhensilës, e cila ka vetëm pak ditë që është publikuar dhe ka arritur rreth 2 milion klikime, duke u shndërruar në hitin e momentit.