Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 10:14

Dua Lipa ka lansuar projektin më të ri të saj, të quajtur “New Love”. Dua shpesh është cilësuar se mund të jetë “Rita Ora” e ardhshme, për nga karriera.

Ajo kohë më parë është shfaqur edhe si protagoniste në një spot reklamues, ku paralajmëronte se po vinte spektakli i show-talenteve “X Factor”, transmeton koha.net.

Këngëtarja është e bija e solistit të rock bendit tonë, Oda, Dukagjin Lipa.

Dua është me origjinë nga Kosova, por jeton në Londër dhe njëkohësisht është edhe modele.