Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 14:25

Të dashuruarit kanë traditë për të shënuar dashurinë e tyre në mënyra të pazakonta, nga gdhendja e inicialeve në pemë, deri në kyçjen e një dryni në një vend të caktuar. Dhe ky vend i caktuar është në Itali dhe simbolizon monumentin e dashurisë. Por kjo mani e kyçjes në këtë vend nga të gjithë vizitorët e botës, po cënon shembjen e këtij monumenti dashurie nga pesha e madhe e drynëve.

Çifte nga e gjithë bota gdhendin inicialet e tyre mbi një dryn, e kyçin atë në një urë dhe pastaj çelësin e hedhin në lumë.

Kjo mani lindi mbas publikimit të romanit best-seller në 2007-tën “Ho Voglia Di Te” (kam nevojë për ty) nga Federico Moccia, i cili paraqet një çift që betohet për dashuri të përjetshme duke kyçur drynin në urën e Milvios dhe më pas duke e hedhur çelësin në lumin Tiber. Ky roman u shndërrua edhe në një film, të cilit i kushtoi këngë edhe këngëtari italian Tiziano Ferro.

Kjo gjë i hapi rrugën shumë urave për t’u shndërruar në strehën e këtij gjesti simbolik. Që atëhere mania u përhap deri në urën e Venecias, ku ura Rialto është ndër më të preferuarat.

Por ka qenë pikërisht një editorial italian “La Repubblica” që në faqe të parë ka denoncuar këta autorë pasionantë, duke i bërë thirrje se do të merren masa deri në gjobitje dhe burgim nëse vazhdojnë me maninë e tyre, sepse kjo gjë po rrezikon shembjen e urës nga pesha e madhe e drynëve.

Kushdo që mendon se kohët romantike nuk ekzistojnë më, e ka shumë gabim.

E gjithë bota shkon atje për të kyçur vetëm një dryn… (LajmeShqip.com)