Lajme Shqip Thursday, 18 July 2013 12:20

Robert Downey Jr. është aktori hollivudian që ka fituar më shumë gjatë periudhës qershor 2012 – qershor 2013 sipas revistës ‘Forbes’, me 75 milionë dollarë të grumbulluara.

Aktori 48-vjeçar ka interpretuar gjatë vitit të kaluar në 6 filma të cilët kanë grumbulluar së bashku 500 milionë dollarë në “box-office”.

Doëney Jr. është protagonisti i tre filmave ‘Iron Man’ dhe sipas ‘Forbes’ ai konsiderohej aktori i vetëm i domosdoshëm për kastin e filmit ‘The Avengers’ (filmi i tretë me më shumë fitime në histori) ku interpretojnë gjithashtu aktorë si Scarlett Johansson, Samuel L Jackson, Chris Hemsëorth dhe Jeremy Renner, raporton top channel.

“Për sa kohë do të ketë dëshirë të veshë kostumin e Iron Man, Doëney Jr. do të mbetet një nga aktorët më të paguar në Hollivud”, shkruan Dorothy Pomerantz.

Në vend të dytë të kësaj renditjeje gjejmë Channing Tatum me 60 milionë dollarë të fituara. I treti pozicionohet Hugh Jackman, protagonisti i ‘The Wolverine’ me 55 milionë dollarë.

Mbyllin pesëshen e parë Mark Wahlberg dhe Dwayne Johnson.