Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 12:12

New York – Linja e veshjeve të stilistes së famshme Donatella Versace është pjesë e industrisë së H&M. Kjo markë mjaft e njohur ofron veshje të të gjitha kategorive me të gjithë numrat e masave trupore.

Kur Donatella ka marrë vesh që dy vajzat e përzgjedhura që do të pozonin me veshjet e saja ishin dy femra të thjeshta, ajo ka anuluar gjithçka. Megjithëse vajzat e zgjedhura kishin linja shumë të mira dhe mjaft të përshtatshme për masën trupore të veshjeve që ajo do të reklamonte, sipas Donatellës, ato nuk ishin në lartësinë  e duhur pasi nuk ishin modele të klasit të lartë.

Publicistët e H&M janë zhgënjyer shumë, pasi ata kishin zgjedhur pikërisht dy femra të thjeshta, që nuk ishin modele, për t’i bërë femrat të ndihen të përshtatshme edhe me veshjet e një stilisteje kaq të famshme.

Veprimi i saj jo vetëm që ka zhgënjyer organizatorët e H&M, por edhe opinionin e njerëzve që do të merrnin pjesë në këtë event.

Koleksioni i Donatellës do të reklamohet për blerje vetëm në internet dhe vëndet e parashikuara shitja do të fillojë më 19 janar 2012. (LajmeShqip.com)