Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 13:22

Këngëtarja kosovare, Genta Ismajli pritet që në muajt e vjeshtës të jetë shumë e angazhuar në krijimin e një filmi dokumentar dhe një libri për jetën e saj.
“Janë mbledhur skenaristet më të mirë, regjisorët më të mirë, shkrimtarët më të mirë, organizatoret më të mirë, gazetarët më të mirë që do e përshkruajnë një dekadë të Gentës në celuloidin e kinemasë dhe të fletës së bardhë”, tha një burim i afërt i Gentës për Express.
Kënga e fundit e Gentës “Si ty nuk ka”
Genta kishte filluar karrierën e saj në maj të vitit 2004 me këngën “Dridhëm”, përderisa kishte vazhduar me pjesëmarrjen e saj në disa festivale në Shqipëri dhe Kosovë.
Ajo kishte fituar “Kënga Magjike” në vitin 2005 me këngën “S’dua tjetër” përderisa gjatë karrierës së saj ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me producentin amerikane Kara DioGardi.