Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 15:14

Sofia Vergara ka deklaruar për versionin spanjoll të revistës ‘Vanity Fair’ se do të donte shumë të kishte gjoks artificial pasi origjinalet e mëdha të sajat po e humbasin qëndrueshmërinë me kalimin e viteve.

Aktorja 43-vjeçare thotë se edhe pse gjithmonë ka qenë e lumtur me “ballkonin” e saj, ka vënë re kohët e fundit që gjërat nuk janë si më parë.

“Do doja të kisha gjoks artificial. Kur përkulem, më bien shumë poshtë. Nuk është aspak e bukur”, u shpreh Vergara.

Më parë, 43-vjeçarja ka deklaruar se e ka pasur gjithmonë problem gjetjen e reçipetave për shkak të gjoksit të madh.