Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 18:42

Një reper tjetër do të vij në Kosovë. Tani radhën e ka DMX, i cili më 23 Janar të vitit të ardhshëm do të performojë për publikun kosovar.

Koncerti i reperit të famshëm amerikan është konfirmuar në faqen zyrtare të kompanisë “Nextlevel”.

Megjithëse nuk bëhet e ditur se kur do të hidhen në treg biletat, sipas organizatorëve, pritet që të ndodhë shumë shpejt. Ndërkohë në faqen zyrtare te DMX nuk është deklaruar ende ndonjë datë zyrtare për ardhjen e tij në Prishtinë.

DMX është njëri prej shumë reperave të cilët kanë performuar në Kosovë, si 50 cent, Busta Rhymes, Snoop Dogg, Loyd Banks, Fat Joe dhe disa te tjerë.

Koncerti i fundit i organizuar në Prishtinë ishte ai i reperit The Game, i cili mblodhi një publik prej më shumë se 4 mijë njerëzish.