Lajme Shqip Sunday, 14 August 2011 11:08

Kur Dugan Smithi u ekzaminua me kancer në gju, doktorët e operuan dhe ja hoqën komplet gjurin duke ja qepur këmbën mbrapsht. Dhe kjo jo gabimisht, por në bazë të një studimi të qartë mjekësor.

Kështu atij ju desh që t’i pritej këmba përpara se metastazat të përhapeshin më shumë. Atij ju pre pjesa e gjurit me një pjesë të kofshës, që kishte qënë e infektuar, dhe pjesa e poshtme e këmbës ju desh që t’i qepej mbrapsht.

E rëndësishme është se ai nuk rrezikohet më nga kanceri dhe se vazhdon të luajë bejsboll në mënyrë perfekte edhe me një këmbë patericë. Ai madje luan bejsboll në nivelin e parë të moshës së tij.

Dugan që sot është 13-vjeç thotë se ka marrë një mësim, që kur njeriu ka besim, jo vetëm që lufton sëmundjen, por bëhet edhe i aftë profesionalisht, qoftë edhe me një këmbë patericë! (LajmeShqip.com)