Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 09:25

Një adoleshent është bërë me dorë bionike falë një ekipi të F1. Admiruesi i garave me motorr Matthew James 14-vjeçar, i shkroi Ross Brawn-it, bosit të Mercedes GP Petronas, duke i kërkuar atij që të paguante për gjymtyrën e tij artificiale hi-tech.

Në shkëmbim të kësaj kërkese ai i ofroi që të reklamonte logon e Mercedes në dorën e tij artificiale.

Ross Brown u impresionua aq shumë sa i kërkoi specialistit të firmës Touch Bionics që të përshtaste një gjymtyrë me puls, gjymtyrën me protezën më të përparuar në botë.

Matthew i cili jeton në Woringham të Berks, Angli, ka lindur pa dorën e majtë, por me dorën e tij të re artificiale ai mund të kontrollojë edhe gishtërinjtë artificial nëpërmjet elektrodës që i përcjell mesazhe/sinjale muskujve.

Tashmë ai mund të mbaj lapsin, madje dhe të pikturojë apo të kap topin! Dora e tij ka një logo të vogël të kompanisë Mercedes.

Ross Brown i cili bindi sponsorizuesit për të kontribuar për krijimin e dorës së tij, është shprehur se ka qënë një kënaqësi për t’i dhuruar atij diçka aq të rëndësishme për jetën.
Djaloshi Matthew sot gëzon një dorë të re bionike, e para dorë bionike në histori. (LajmeShqip.com)