Lajme Shqip Friday, 11 November 2011 16:30

Filmat “Jerry Maguire” dhe “Stuart Little” e bën vogëlushin më të famshëm.

Por vogëlushi tani është rritur dhe nuk është më një i tillë.

Jonathan Lipnicki u bë një yll televiziv që në moshën 6 vjeçare kur luajti rolin e djalit të Renee Zellweger në filmin ‘Jerry Maguire’ të Tom Cruise, në vitin 1996.

Pas një dekade e gjysmë, Lipnicki është rritur shumë dhe tashmë pozon në mënyrë provokuese si një adult. Dikur i apasionuar pas aktrimit, sot ai i është përkushtuar bodybuilding-ut.

Ai është mjaft i njohur për momentin e dialogut humoristik me Tom Cruise, si dhe me personazhin e Stuart Little. (LajmeShqip.com)