Lajme Shqip Friday, 08 November 2013 11:40

Ndonëse ende po shijojnë suksesin e albumit të fundit ‘President’, DJ Blunt e Real 1, i janë përveshur punës për prurje të reja në treg. Njëri nga DJ-ve më të paguar në vend, ka bërë të ditur për gazetën Tribuna se ai dhe kolegu i tij Real1, së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim me këngëtaren Dafina Zeqiri. 

“E kemi në plan të publikojmë këto ditë një këngë të cilën e kemi në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Kënga titullohet ‘Veç me të pas ty’. Është këngë nga albumi ‘President’ i cili është lansuar para dy tre muajsh. Dhe të them të drejtën ne e kemi pas në plan më herët ta lansojmë këtë projekt, por jemi vonuar pak për shkak të angazhimeve. Klipin e kemi bërë me ‘Max Production’. Do të jetë një klip shumë interesant me një ngjarje që zhvillohet aty. Por nuk dua të flas më shumë për këtë. Ta lë befasi për publikun”, ka thënë DJ Blunt në fillim të bisedës, duke shtuar se kënga do të jetë në stilin e tyre./tribuna/