Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 08:21

Kanё qёnё pikёrisht sytё e publikut qё i kanё dashuruar dhe qё janё zhgёnjyer nga divorcet e tyre.  E megjithatё kёto gra kanё ecur pёrpara duke e mbajtur kokёn lart. Dhe pse tё mos e bёjnё? Kёto gra janё tё zgjuara dhe mahnitёse. Mё poshtё i keni tё renditura:

1.       Julia Roberts,

Shumё njerёz vazhdojnё ende tё kujtojnё martesёn e Julia-s me kёngёtarin country Lyle Lovett. Divorci i tyre ёshtё nё top-listёn e kёsaj parade divorcesh jo vetёm pёr sharmin qё kishin si çift, por edhe sepse Julia mbetet gruaja e bukur: ‘the pretty woman’.

2.       Jennifer Aniston

Fama e saj dhe lidhja e saj me Brad Pitt ultra e lakmuar, bёri qё ndarja e tyre tё shokonte botёn dhe tё zhgёnjente shumё opinionist ndёrmjet nesh. Por Jennifer ka ditur se si ta rifitojё simpatinё.

3.       Sandra Bullock

Detajet e pёrlotshёm tё divorcit tё saj bёn qё njerёzit ta duan edhe mё shumё. Me apo pa burrё, Sandra do tё jetё gjithmonё njё grua e bukur mbreslёnёse.

4.       Jennifer Lopez

Mbase dikush mund tё shprehet se Lopez ka puthur disa ‘bretkosa’ nё kёrkim tё princit tё saj, duke eksperimentuar njё sёrё divorcesh, ku mё i fundit ёshtё edha ai mё i dhimbshmi. Ndarja me Marc Anthony, nga martesa me tё cilin u bё edhe nёnё. Besojmё se shprehja ‘dita duket qё nё agim’ vlen edhe pёr njerёzit e pasur e tё bukur, apo jo?

5.       Kate Hudson

Aktorja qё duket si e bekuar nga rrezatimi i saj i natyrshёm, nё asnjё moment divorci nuk e ka bёrё tё duket ‘keq’. Bukuroshja bjonde duket gjithmonё e mrekullueshme dhe gati pёr argёtim.

6.       Eva Longoria

Ylli qё tё lё pa frymё ka patur njё divorc sfilitёs, tё shoqёruar me thashetheme pёr tradhёti bashkёshortore. Disa burra nuk ia dinё vlerёn gjёrave tё mira nё kohё tё vet!

7.       Halle Berry

Ajo ёshtё e njohur pёr lukun e saj tё vaçantё, po aq sa edhe pёr lidhjet e saja qё jo domosdoshmёrisht duhet tё zgjasin. Megjithёse ajo ёshtё betuar dy herё pёr martesё, ka pёrfunduar nё media me titujt kryesor me gёrma tё mёdha.

8.       Heather Locker

Si njё yll televiziv me personalitet tё fortё, Locklear ka triumfuar duke u bёrё akoma mё tёrheqёse se ndonjёherё edhe mbas dy divorceve tё saja tё njё ‘rangu’ tepёr professional.

9.       Kate Winslet

Kate e di se çdo tё thotё tё divorcohesh! E megjithatё kjo gjё asnjёherё nuk ja ka humbur hijeshinё. Bukuroshja britanike tё tёrheq vёmёndjen nё mёnyrё aq tё natyrshme, aq sa nuk e kupton pse e simpatizon aq shumё!

10.   Cheryl Cole

Lajmet nё Angli qё kёngёtarja po divorcohej solli shpresёn pёr tё gjithё ata qё mendonin se ajo ishte shndёrruar ‘jashtё mode’. E trishtueshme pёr tё, por fantastike pёr djemtё beqar.