Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 15:55

Shpesh herë ndodh që të mos e bëjmë mirë dallimin mes qëllimeve romantike dhe qëllimeve miqësore.

Kështu që ne po ju japim disa këshilla se si të kuptoni nëse ai dëshiron që ju të jeni thjesht miq.

1. Nëse dilni, ai fton edhe miqtë e tij që të dalin me ju.

Ti ishe e përgatitur për një mbrëmje romantike, por ai ftoi edhe miqtë e tij? Kjo është një ndër shenjat më të qarta se mashkulli që ju pëlqeni, po i bën qëllimet e tij shumë të qarta. Nëse ai do të donte të kalonte kohë me ty, takimi do të ishte shumë privat.

2. Ti e merr iniciativën shumicën e kohës.

Nëse e telefononi vetëm ju, nuk është gjë e mirë. Prisni derisa ai t’ju telefonojë vetë.

3. Mesazhet e tij janë shumë direkte.

Nuk ka fjalë shtesë apo nënkuptime në mesazhet e tij. Bukuroshi juaj po e eviton plotësisht temën që juve ju intereson.

4. Ai flet me ju për ish të dashurat e tij.

Kjo është një ndër shenjat më të qarta që ti duhet të marrësh në konsideratë. Të mos krijosh iluzione të kota.

5. Ai nuk përpiqet t’ju prekë aspak.

Ata meshkuj që duan t’i bëjnë të qarta qëllimet e tyre romantike, sigurisht do të gjejnë një mënyrë për t’ju prekur. Nëse ai e eviton këtë gjest, do të thotë që ai është plotësisht i bindur që ju jeni vetëm një shoqe e mirë për të. Kushtojini vëmendje këtyre gjesteve, pasi janë shumë të rëndësishme për të zbuluar të vërtetën. (LajmeShqip.com)