Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 13:01

A e dini se gjuha e trupit mund të dërgojë sinjale të qarta për afeksionin që ju mund të keni ndaj një mashkulli që ju me të vërtetë e pëlqeni? Eksperimentoni, flirtoni, bëjeni atë të luaj mëndsh nga dëshira për të qënë me ju. Rifreskoni anën tuaj joshëse duke ndjekur këshillat e mëposhtme dhe suksesi do të jetë i garantuar.

1. Shiko buzët e tij
Ekspertët në fushën e joshjes pas shumë studimeve kanë dalur në konkluzionin që nëse shikoni buzët e një mashkulli për 2-3 sekonda, ju do t’i dërgoni atij një mesazh shumë të pastër për qëllimet që ju keni. Ky është një gjest sensual ku ju do të tërhiqni menjëherë vëmendjen e bukuroshit tuaj.

2. Buzëqeshje e sinqertë
Meshkujt e adhurojnë një femër kur buzëqesh. Relaksohuni dhe buzëqeshni ëmbëlsisht. Janë detajet ato që e bëjnë diferencën.

3. Kurrë mos i kryqëzo krahët
Gjëja më e keqe që mund të bëni në një takim është të kryqëzoni krahët, pasi ky veprim tregon mosinteresim absolut. Kontrollojeni gjuhën e trupit tuaj në mënyrë që të lini një përshtypje të mirë tek mashkulli që ju pëlqen.