Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 13:30

Meqë jemi në stinën më të ftohtë të vitit dhe temperaturat kanë arritur në minus, flokët mund të dëmtohen më lehtësisht. Ju duhet të përkujdeseni mirë për flokë tuaj në mënyrë që mos të thahen dhe të dehidratohen. Ndiqini këto këshilla të thjeshta por shumë të vlefshme, në mënyrë që flokët tuaj të mbesin të shëndetshëm.

Mos i lani shumë shpesh flokët

Edhe pse mund të duket e çuditshme, duhet të dini se nëse flokët i lani shpesh ato mund të thahen më shpejt. Floku ka nevojë që të ushqehet me yndyrnat e veta. Pra, kjo do të thotë që të evitoni larjen e tyre të përditshme.

Preini flokët e dëmtuara

Kurrë nuk duhet të mendoni se flokët e dëmtuara do të mund të ripërtërihen. Zgjedhja më e mirë është t’i prisni ato, në mënyrë që flokët tuaj të marrin shëndet dhe të rriten më shpejt.

Mbrojini flokët nga era

Nëse është një ditë e ftohtë dhe ka shumë erë, zgjidhja më e mirë është që flokët t’i mbani të lidhura ose të vini një kapuç, për arsye se era i than shumë flokët dhe në këtë mënyrë do të dëmtohen së tepërmi.

Tregoni kujdes kur përdorni tharësen e flokëve

Në ditët e ftohta është e domosdoshme, që pasi të dilni nga dushi flokët të thahen me tharësen e flokëve. Edhe pse mund t’ju pëlqejë ajri i ngrohtë  i tharëses, këshillohet të thahen flokët me ajër të ftohtë, në mënyrë që të mbrohen nga djegia.

Mos harroni që të paktën një herë në javë të aplikoni maska natyrale, pasi ato ju ushqejnë flokët dhe ju japin shëndet. (LajmeShqip.com)