Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 17:00

Shëndeti juaj është gjëja më e rëndësishme dhe normalisht jeni ju ata që duhet t’i jepni përparësi atij. Nëse keni një stil jetese të shëndetshëm atëherë do të jetë më mirë për ju. Ndiqini këto këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të digjni më shpejt yndyrat në trupin tuaj:

1. Kërceni me litar

Mbase do të duket si diçka fëminore por kërcimi me litar ju ndihmon tepër të shpenzoni sasi të mëdha të kalorive.

2. Pini sa më shumë lëngje

Nëse po ndiqni një kurs aerobie dhe ushtrimet tuaja zgjasin më shumë se 30 minuta, është më mirë të pini pije energjike se sa ujë.

3. Bëni ecje të gjata

Nëse nuk mund të bëni ushtrime aerobike është e rëndësishme të paktën të bëni ecje të gjata rreth një orë në ditë. Është e këshillueshme të ecni pasi do t’ju ndihmojë tepër të qëndroni në formë.

4. Merrni një shok/shoqe me vete

Nëse merrni një mik me vete kur bëni aerobi, do të jeni dy herë më shumë të prirë për t’iu përmbajtur programit aerobik, në krahasim me njerëzit të cilët e ushtrojnë vetëm aerobinë. (LajmeShqip.com)