Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 16:30

Keni menduar ndonjëherë për rëndësinë e higjienës intime? Në ditët e sotme ka shumë produkte që janë posaçërisht për mirëmbajtjen e pjesëve intime.

Shumë femra mendojnë se sapunët janë multifunksional, pra ato janë të mirë si për duart, trupin edhe për pjesët intime. Megjithatë, është shumë me rëndësi të dihet se vlera e pH e dallon pjesën intime me pjesët e tjera të trupit. pH-i (pehazhi) i lëkurës është 5.5 (ambient lehtësisht acidik) dhe nëse kjo vlerë çrregullohet mund të arrijë deri tek tharja e lëkurës, gjë që favorizon zhvillimin e infeksioneve pasi mjedisi i thatë (acidik) nuk i përshtatet shumicës së baktereve dhe kërpudhave. Produktet për higjienën intime e ruajnë aciditetin në vlera optimale (pH 3.5 – 4.0; d.m.th. më i thartë se pH i lëkurës).

Si krijohet infeksioni
Në pjesët tona intime jetojnë në një balancë të caktuar një lloj i caktuar i baktereve dhe kërpudhave, të cilat janë të dobishme vetëm nëse janë në raport të rregullt, i cili ndihmon mjedisin e thartë (acidik) në të cilin gjinden. Me çrregullimin e këtij mjedisi, bakteret dhe kërpudhat do të fillojnë të shumëzohen shpejt dhe do të krijojnë infeksionin. Mjetet për higjienën intime ndihmojnë që mos të arrijnë deri në këtë pikë, edhe nëse infeksioni është i pranishëm këto produkte ndihmojnë në proçesin e përshpejtuar të shërimit.  Ekspertet theksojnë se është me rëndësi që së paku një herë në ditë duhet të pastrojmë pjesët intime me produktet e nevojshme.

Vlera ideale e pH
Sapunët e përditshëm janë në dispozicion në formë të ngurtë dhe të lëngshme. Gjatë përzgjedhjes kini kujdes në vlerën e tyre të pH-it, e cila duhet të jetë e ngjashme me atë në vaginë (prej 3.8 deri më 4.5). Në këtë rast nuk do të rrezikohet ndryshimi i florës bakteriale të vaginës, e cila shërben si barrierë mbrojtëse ndaj mikroorganizmave. Sapunët me pH-in më të lartë, me mbi 6, mund të përdoren vetëm për një periudhë të shkurtër, në rastet e infeksioneve bakteriale apo kërpudhore.

Kur duhet të përdoren
Nëse përdoren çdo ditë femra do të ndjehet e pastër dhe e relaksuar. Sapunët për higjienën intime preferohen më shumë gjatë shtatzënisë, periudhën pas lindjes, gjatë kohës së menstruacioneve dhe moshës së pjekur. Në shtatzëni gjatë ndryshimeve hormonale sikurse edhe në menopauzë, pH-i i vaginës zvogëlohet, gjë e cila mundëson zhvillimin e infeksioneve te shpeshta bakteriale. Gjatë shtatzënisë mundësia e infeksionit është më e madhe dhe për t’i penguar ndryshimet duhet larë shpesh.

Menstruacionet
Gjatë kohës së ciklit menstrual, gruaja duhet larë më shpesh, sepse gjaku është bazë e mirë për zhvillimin e mikroorganizmave.

Vishni ndërresa pambuku
Përzgjedhja e ndërresave është faktor me rëndësi për shëndetin. Fërkimi i shkaktuar me ndërresa sintetike dhe pantallona të ngushta, mund të shkaktojë acarim të lëkurës. Prandaj, preferohet të vishen ndërresa pambuku që mundësojnë frymëmarrjen e lëkurës dhe rroba sa më komode. Peshqirët për fshirje të pjesëve intime duhet të jenë personale dhe duhen ndërruar shpesh.

Rregulla e parë e higjienës intime është larja në mëngjes dhe në mbrëmje me sapunë me pH neutral. (LajmeShqip.com)