Lajme Shqip Saturday, 22 December 2012 19:06

Prishtinë– Përfaqësueses së Kosovës në garën botërore të bukurisë “Miss Universe 2012”, Diana Avdiut po i ecën mbarë karriera në modelim. Ajo ka pozuar për koleksionin e fustaneve të shtëpisë së modës “Sherri Hill”.

Në mbrëmjen finale të “Miss Universe 2012”, të zhvilluar gjatë kësaj jave në Las Vegas, Avdiu arriti të hyjë në mesin e 16 më të bukurave të botës, ndërkohë që është shpallur edhe Mis Fotogjenia, gjë që ia ka hapur derën për lidhje të kontratës së punës me kompaninë e Donald Trmpit, “Trump Models”.(LajmeShqip.com)