Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 10:14

Dhurata Ahmetaj këto kohë është aktuale me këngën ‘’Bone pa mu’’, një këngë e bukur që e sjell shumë në formë këngëtaren. Dhurata, ndër vite është njohur si këngëtare që nuk ka pranuar të këndojë gjithçka.

Megjithatë, këngëtarja ka një mendim të veçantë mbi komercializimin. Ahmetaj thotë se nëse diçka është komerciale, kjo nuk do të thotë që ajo nuk ka vlera.

 ‘’Kjo pjesa ‘’komerciale’’, nëse shfrytëzohet për mirë është shumë e dobishme për tregun, pasi që konkurenca mes njëri – tjetrit e rregullon tregun dhe e ngrit kualitetin e veprave tona në përgjithësi. Unë besoj fuqishëm që sot bëhet muzikë shumë e mirë prej kolegëve, e cila nuk vjen rastësisht, por si rezultat I një pune të palodhshme e jo edhe fortë të lehtë. Patjetër që aftësia për tu përshtatur na përcakton poziten secilit prej nesh. Kush nuk përshtatet, del prej lojes. Rregullat e lojës i përcaktojnë ata që punojnë më shumë’’, thotë Ahmetaj.

Ndryshe, këngëtarja për momentin ndodhet në Himarë bashkë me të dashurin.