Lajme Shqip Sunday, 19 February 2012 19:16

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos kanë përmbledhur listën e pijeve më të dobishme. Kjo listë për përpilimin e saj është bazuar në përmbajtjen e antioksidantëve të pijeve.

Fjala “antioksidant” është ekstremisht e njohur pasi përdoret për qëllime komerciale në ditët e sotme. Pothuajse çdo kompani me emër, që prodhon çaj dhe lëngje të ndryshme, e konsiderojnë shumë të rëndësishme që t’i etiketojnë produktet e tyre si produkte që përmbajnë “antioksidantë” edhe pse shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo fjalë në të vërtetë.

Antioksidanti është një emër përmbledhës për elementet që janë të afta të luftojnë radikalet e lira. Vetë radikalet e lira përfaqësojnë molekula speciale, të afta për të shkatërruar molekulat e tjera, madje dhe qelizat e trupit. Ato normalisht supozohen se luftojnë viruset dhe bakteret duke marrë pjesë në prodhimin e hormoneve dhe proceseve të tjera jetësore. Gjithsesi, sasia e radikaleve të lira rritet dhe sa më shumë vite kalojnë, trupi bëhet më pak i aftë që t’i kontrollojë ato, dhe radikalet fillojnë të mbysin trupin nga brenda.

Shumë sëmundje të rrezikshme që përfshijnë kancerin, artritin, sëmundjen e zemrës dhe të ulcerës, si dhe shumë sëmundje të tjera, duke përfshirë këtu dhe proçesin e zhvillimit, iu atashohet radikaleve të lira sipas mjekëve. Antioksidantët mund t’i mbrojnë njerëzit nga këto probleme. Vitaminat A, C, E si dhe disa nga elementet si zinku, seleniumi, glutathioni dhe disa të tjera janë të kategorizura si antioksidante.

Antioksidanti më i fortë, më potent dhe më i shumë përmenduri deri tani, konsiderohet nicotinamid adenine dinucleotide (nicotinamidi i adeninës së dinucleotidës) në formën e reduktuar si koenzim I, i njohur si ENADA. Shkencëtarët e përdorin këtë direktivë për punën e tyre, për të formuluar edhe listën e pijeve më të dobishme në të gjithë botën.

1. Lëngu i shegës

Nga mbledhja e të gjithë elementëve të përmendur më sipër, ky lloj lëngu përmban edhe kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe natrium. Është një lëng me dobishmëri shumë të lartë për sistemin kardiovaskular. Megjithatë, kjo lloj pije nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga ulçera apo aciditeti.  Lëngu i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 përqind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses edhe në sëmundjet e zorrëve dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorrë.

2. Vera e kuqe

Kjo pije njihet për aftësitë e saj për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve të kancerit. Shumë specialistë të dietave rekomandojnë marrjen e 30 gramëve verë të kuqe për të shoqëruar ushqimin e përditshëm. Vera e kuqe, në veçanti Kaberneti dhe Merloti, kanë veti antimikrobike që mbrojnë nga intoksikimet ushqimore, të shkaktuara nga agjentë patogjenë që ndodhen tek ushqimet, si te bimët ashtu dhe te mishrat, që shpesh janë shkaktarë të helmimeve gjermane.

3. Lëngu i qitros

Kjo pije përmban shumë grupe të vitaminës B, të cilat janë më se të mira për flokët dhe thonjtë, po ashtu përbëhet dhe nga acidi aksorbik i cili lufton mikrobet. Për më tepër, lëngu i qitros lejon forcimin e memories, lufton kancerin e gjirit dhe ndihmon në elasticitetin e lëkurës.

4. Lëngu i manaferrave

Manaferrat njihen për aftësinë e tyre për të zmadhuar shikimin dhe për të luftuar diarenë. Kjo lloj manaferre lufton njëkohësisht edhe diabetin, qelbëzimin e bajameve, si dhe ruan rininë e të gjithë trupit.

5. Lëngu i qershisë

Ky lëng përmban vitaminën A, një vitaminë kjo shumë e nevojshme për dhëmbët edhe sytë, hekurin si dhe vitaminën C, e cila lufton infeksionet. Ky lloj lëngu gjithashtu lufton edhe rrezikun nga sëmundjet e kancerit.

6. Lëngu i akacies

Ky frut përmban një pigment special barishtor që lubrifikon lëkurën dhe parandalon plakjen. Përmbajtjet e tjera të këtij fruti janë edhe disa lloje acidesh shumë të dobishme për normalizimin e sistemit nervor të trurit.

7. Boronica e kuqe

Ky lëng ndihmon në uljen e temperaturave të larta trupore dhe e ruan atë normale. Ky lloj lëngu gjithashtu lehtëson trupin nga toksinat. Boronica e kuqe është një aleate e mirë për parandalimin e cistiteve (infeksioneve urinare) të shpeshta dhe për të përmirësuar terapinë me antibiotikë në rast se sëmundja është shfaqur. Efektet dobiprurëse i atribuohen pranisë së proantocianidineve (PAC), një element specifik për boronicën, e cila pengon bakteret patogjene të dëmtojnë mukozën e rrugëve urinare, duke evituar në këtë mënyrë zhvillimin e infeksionit. Cistiti është një patologji shumë e përhapur dhe është mjaft e lartë frekuenca te gratë, sidomos atyre që janë seksualisht aktive. Shkaku kryesor është një infeksion i tipit bakterial, por ndonjëherë, megjithëse më rrallë, mund të shkaktohet nga trauma, alergji apo situata të uljes së sistemit imunitar.

8. Lëngu i portokallit

Ky lëng rrit rezistencën e trupit kundrejt gripit, heq lodhjen, si dhe aktivizon funksionet e trurit dhe forcon venat e gjakut. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

9. Çaji

Lloj i tij nuk ka rëndësi, por në këtë klasifikim nuk bëhet fjalë për çajin e shisheve që blihet në markete. Çaji i zier lufton sëmundjet e zemrës, si dhe një sërë infeksionesh të ndryshme. Një rol të rëndësishëm që luajnë çajrat është dhe për lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.

10. Lëngu i mollës

Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Ky lëng për kurim mund të përdoret për sëmundjet e fshikëzës, sëmundjet e veshkave si dhe mëlçisë. Vitamina C dhe betakaroti që ky lëng përmban, kanë shumë ndikim pozitiv në shëndetin tonë. (LajmeShqip.com)