Lajme Shqip Sunday, 30 June 2013 13:23

Michael Jackson ka paguar 35 milionë dollar për të heshtur abuzimin seksual që kishte bërë me dy djem të moshës 12 vjeçare, para 15 vjetësh.

Kjo është raportuar nga Sunday People, e cila ka publikuar dosje sekrete “eksplozive” të FBI. Sipas dosjeve, thuhet se Mbreti i Popit, kishte abuzuar me dy djemtë e rinjë, megjithëse në deklaratat e tij ai kishte thënë se vetëm ka kaluar kohë me ta.

Mediat si Daily mail dhe disa të tjera që kanë provuar të kontaktojnë me FBI lidhur me këtë çështje, thonë se kjo ka qenë e pamundur, megjithate Sunday People ka thënë se është në gjendje të argumentojë atë që ka shkruar.