Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 08:28

Ndarja e Tunës dhe Cozman është përfundimtare.

Mësohen detajet për ndarjen e çiftit Tuna dhe Cozman.

Ata janë ndarë të hënën, para se Tuna të nisej në pushime në Turqi me nënën e saj ku po vazhdon të qëndrojë ndërsa Cozman sot është kthyer në Londër.

Tuna sot ka fshirë fotografitë me Cozman në Instagram ndërsa Gazeta Express mëson se gjendja momentale e saj nuk është shumë e mirë dhe ajo nuk mund të përgjigjet për media, transmeton lajmi.net.

Problemet për çiftin kanë filluar që nga incidenti kur ata janë kapur me drogë në veturën e tyre në Tiranë dhe Cozman ka pranuar se është se është në rehabilitim për varësi nga lëndët narkotike.

Ky ka qenë ndër shkaqet kryesore që Tuna ka lënë Cozmanin, pasi që të afërmit e saj e kanë këshilluar se kjo nuk është mirë për karrierën e saj.

Pritet që si ndarja, ashtu edhe detajet të konfirmohen nga dyshja ose nga përfaqësuesit e tyre.