Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 15:15

Është dhënë premierë seria e katërt e sezonit të 36-të, “Alarm Fur Cobra 11”, në televizionin e njohur gjerman, RTL.

Veçantia e kësaj serie është pjesëmarrja e aktorit të njohur shqiptar Blerim Destani.

Në “Alarm Fur Cobra 11”, Destani do të jetë prezent vetëm në këtë seri dhe në të flet edhe në gjuhën shqipe. Emisioni “Express” i KTV-së raporton se disa pjesë të filmit janë xhiruar në Tiranë dhe në Elbasan.

Destani ishte temë kryesore e medieve rozë në vend të mërkurën, pasi në premierën e filmit në Gjermani, kishte marrë edhe prindërit mbi tepihun e kuq.

 “Alarm Fur Cobra” është shumë i suksesshëm edhe jashtë Gjermanisë.