Lajme Shqip Monday, 08 July 2013 14:45

Aktori amerikan, Johnny Depp, ka zbuluar se ai do të dëshironte që tatuazhet e tij, pra pjesët e trupit ku janë tatuazhet – të ruhen dhe të mbesin si kujtim për fëmijët e tij. Aktori i filmit “Lone Ranger” ka zbuluar se ai do të dëshironte që të ishte i pari që do t’i ruante

tatuazhet në kujtim për pasardhësit e tij.

“Unë kam dashur së pari që të varrosem në mal në ambient të hapur në një objekt që do të mbante trupin tim të pa dekompozuar në mënyrë që të shihen tatuazhet. Do të argëtonte njerëzit”.

“Ose, tani më mirë mendoj se është që të ruhen tatuazhet. Kjo sepse mund të revolucionarizojë atë që ndodh pas vdekjes. Merrni tatuazhin e dehidratoni dhe ruani vetëm pjesën kreative që duket”.

“Nuk po më duket kjo shumë ide e keqe e as e gërditshme. Kjo është shumë ide e mirë pasi i paramendoj fëmijët e mi duke u krenuar me tatuazhet e mia në mur”, ka potencuar Depp.