Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 17:45

Shkup – Deputetja Ermira Mehmeti-Devaja (32) pret fëmijë. Me bashkëshortin, diplomatin Shenoll Devaja, i cili është zëvendës-ambasador në Ambasadën e RM-së në Tiranë, Shqipëri, thotë se po aftësohen në momentin e ri në jetën e tyre, i dëshiruar dhe i pritur. Çifti është martuar para dy viteve.

“Nuk është e rëndësishme nëse foshnja do të jetë vajzë apo djalë, e rëndësishme është të lind gjallë dhe shëndoshë. Kjo është më e rëndësishme edhe për familjet tona”, është përgjigjur deputetja e BDI-së në pyetjen se çfarë gjinie dëshiron të jetë foshnja.

E pyetur se nëse do ta vazhdojë karrierën politike ose do ta lë në pushim, ajo ka thënë ende është herët të mendojë për këtë gjë. “As tani nuk e ndryshoj komplet jetën time, vetëm prioritetet janë të tjera”, tha Mehmeti-Devaja, e cila është e inkuadruar në politikë që nga viti 2002.