Lajme Shqip Sunday, 11 March 2012 12:01

Depilimi është një praktikë që aplikohet në institucione, por edhe në shtëpi. Kjo metodë përfshin gjithë zonat e trupit dhe aplikohet duke pasur rezultat edhe për burrat. Për të pasur në këtë treg një ndryshim, profesionistët të ofrojnë produkte dhe shërbime gjithnjë e më të reja për të rifreskuar teknikat. Tregu është zgjeruar më shumë se ai i flokëve dhe këto ditë është tepër në modë.

Depilimi po bëhet një praktikë që është gjithnjë e më e pranishme në meshkujt e ndërgjegjshëm. “Me përparimin e qëndrave të bukurisë dhe Spa-ve, ne gjithmonë e më shumë i shohim meshkujt më të shqetësuar për pamjen e tyre.”

Sot kriteret dhe standartet e ndryshimit të bukurisë, varen nga mentaliteti i burrave dhe i grave. Por tani depilimi po kthehet në një ide të pranueshme edhe për burrat. Kështu, mbi 2/3 e të rinjve thonë se janë të gatshëm për këtë ndryshim. Duke pasur parasysh këtë fakt në qëndrën e depilimit ka një ritëm të shpejtë, për të ofruar sa më shumë teknika të reja të depilimit për klientët meshkuj. Meshkujt janë gjithashtu më shumë të prirur për të plotësuar teknikat me lazer. Arsyet janë të shumta për arsye estetike, për aktivitete fizike, ose thjesht higjenike. Përveç depilimit, një tjetër tendencë që po fiton terren për burrat është edhe modelimi i vetullës.

Depilimin e kemi disa llojesh:

Depilimi me qiri
Ky lloj depilimi aplikohet në më shumë se 40% të klientëve. Garancia është 3 javë deri në një muaj kur ka rezultat të lartë. Shumica e produkteve që përdoren janë me përbërësat e rrëshirës sintetike, dyll parafine, dyll blete, vajra minerale, elementë të dioksidit të karbonit dhe kohët e fundit ofrohet dylli bimor hidratues. Një trend që është në kërkesat e konsumatorëve, pa aromë apo ngjyrosje. Kjo prirje është edhe më e aplikuar ndër popullsitë më të reja duke përfshirë edhe 15-25 vjeçarët, ku depilimi është një gjest shumë i përhapur.

Që të konkurrojnë, prodhuesit ofrojnë produkte trendi që promovojnë mënyra natyrale dhe organike depiluese si: të ftohtë, të ngrohtë apo të nxehtë.

Cilat duhet të zgjidhni?

Depilimi me dyllë të nxehtë ka dy të meta kryesore: rrezikun nga djegiet dhe alergjinë. Por përveç kësaj, dylli i nxehtë është deri tani më efektivi nga të gjitha, sepse ato lejojnë hapjen e poreve të lëkurës dhe qimet dalin nga thellësia me lehtësi. Ato janë përgjithësisht në forma fisheku, shirita ose topa që shkrihen me të ngrohtë në mikrovalë me dy pozicione ose banjo-mari.

Qiri i ftohtë
Rekomandohet për ata persona që janë të ndjeshëm ndaj ngrohjes, si edhe ata që kanë probleme me frymëmarrjen apo probleme të qarkullimit të gjakut.

Higjenë
Higjena konsiderohet shpesh si ndihmëse gjatë proçesit të depilimit. Por për të shmangur problemet gjatë depilimit, si qimet që ngelen përbrenda, infeksionet, shenjat e kuqe dhe probleme të tjera që mund të rezultojnë gjatë proçesit, gjithmonë duhet ta përgatisni lëkurën dhe pajisjet duke i dezinfektuar para dhe pas depilimit, veçanërisht sipërfaqet e buta me një produkt të përshtatshëm. (LajmeShqip.com)