Lajme Shqip Sunday, 14 August 2011 16:21

Depresioni është një ‘bishë’ që nuk kursen askënd, as edhe divat e Hollivudit, të famshmit dhe të pasurit.

Rreth kësaj diçka më shumë di edhe Jim Carrey, i cili ka kaluar një periudhë vërtetë të errët pas fundit të lidhjes së tij me bukuroshen bjonde Jenny McCarthy, aktorja e famshme Playmate.

Ai vetë është rrëfyer dhe ka thënë: “Kam kaluar një vit tmeri. Shpresoj të mos e provojë më një të tillë. Për të më ndihmuar të dal nga kjo periudhë kanë qënë vajza ime Jane dhe djali i saj Jackson që është vetëm 2 vjeç”.

Është e vërtetë që familja dhe ngrohtësia e saj të ndihmon për të kaluar shumë probleme në jetë. (LajmeShqip.com)