Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 10:59

Për shumë kush që nuk e ka ditur, aktori Richard Gere ka një pasion për kitarat cilësore. Në shtëpinë e ankandeve ‘Christie’ kanë dalë në shitje 110 kitarrat e tij, deri  në datën 11 tetor.

Sipas Gere, këto kitara po i nxjerrë në shitje për të ndihmuar edhe ai në çështjet humanitare në mbarë botën.

Rechard Gere i cili ka studiuar për trumpetë, pianon dhe kitarën i ka mësuar t’i luaj vetë.

Nga vetë koleksioni i tij ai ka përjashtuar një kitarrë që e ka shumë për zemër, ndërsa të tjerat, si ato të kitaristëve blues Albert King dhe muzikantit reggae Peter Posh kanë dalë të gjitha në shitje.

Nga shitja e të gjithë koleksionit të Richard Gere pritet që të grumbullohen 1 milion dollarë. (LajmeShqip.com)