Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 14:22

Portreti lakuriq i Lady Gagës ka dalë në shitje në ankand me vlerën minimale prej 5 mijë dollarësh. Fotografia është e skicuar nga legjendari i muzikës Tony Bennett.

Portreti i saj ka dalë në shitje në Ebay dhe blerësi ka për të marrë si dhuratë punimet origjinale të artistit nga pozimet që  Mother Monster ka bërë për Vanity Fair, të gjitha këto të autografuara prej saj.

Të gjitha të ardhurat e kësaj shitje do të shkojnë në llogari të shoqatës jo fitimprurëse “Exploring The Arts”, e themeluar nga Tony dhe gruaja e tij Susan Benedetto.

Për këtë eksperiencë, duke pozuar përballë artistit 85-vjeçar, Lady Gaga pati folur përpara disa kohësh duke thënë: “Hyra brenda dhe thashë ‘Ja ku jemi’, hoqa rrobat dhe u pozicionova. Ndjeja ndroje duke pozuar përpara tij dhe vetëm mendoja “Është Tony Bennett ky, pse jam lakuriq unë?!””

Të dy ndajnë një shoqëri të veçantë dhe Tony Bennett është shprehur për të “si njeriu me shpirt më të bukur dhe më special”.

Ankandi do të mbyllet më 19 dhjetor 2011. (LajmeShqip.com)