Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 08:01

Siç mund ta dijё shumёkush, nё fёmijёrinё e saj Madonna jetonte nё njё periferi tё Michigan-it, pikёrisht nё Oklahoma Avenue nё Rochester Hills 2036.  Kjo shtёpi sot ka dalё nё shitje me njё çmim shumё tё ulёt, 48 mijё e 600 dollarё, pothuajse qesharak. Kjo ёshtё shifra mё e ulёt qё mund tё paguani pёr tё marrё diçka qё i pёrkiste Madonnёs dhe familjes sё saj.

Shtёpia ka qёnё nё pronёsi tё babait tё Madonnёs deri mё 2001 i cili e shiti pёr 270 mijё dollarё. Por siç shihet dhe nё fotografi kjo shtёpi ka pёsuar shumё dёmtime pёr shkak tё njё zjarri tё pakuptushёm qё ra nё 2008. Dhe qё prej asaj here askush nuk ёshtё marrё mё me tё.

Nёse nuk del ndonjё adhurues i Madonnёs pёr tё blerё kёtё shtёpi ka shumё gjasa qё tё ngelet ashtu ose tё kthehet nё njё muze. (LajmeShqip.com)