Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 15:12

Koleksionisti spanjoll Mikel Barsa po planifikon tё nxjerrё nё ankand filmin e ri 8 milimetёrsh, i cili supozohet tё jetё filmim i Marilyn Monroe-s duke bёrё seks, nё njё kohё kur ajo ishte ende e mitur dhe njihej thjeshtё si Norma Jean Baker.

Eksperti i Marilyn Monroe-sё, Scott Fortner pretendon se kёto filmime nuk i pёrkasin asaj, pasi nuk i pёrputhen mjekra, buzёt,  dhёmbёt dhe eleganca. Ai kёmbёngul nё pretendimin e tij duke marrё pёr bazё faktin qё posedon veshjet e saj, tё cilat tregojnё se ajo ishte tmerrёsisht e dobёt dhe e vockёl nё krahasim me vajzёn e filmit.

Koleksionisti ka pёr ta nxjerrё kёtё film nё ankand nёn shifrёn minimale prej 500 mijё dollarёsh; njё pelikul bardhё e zi prej afёrsisht 7 minutash, e regjistruar pёrpara vitit 1947, pёrpara transformimit nё njё yll qё asaj do t’i bёnte kinematografia.

Kjo ёshtё kopja e origjinalit qё u zbulua pёrpara njё dekade, pёt tё cilёn Barsa luajti rolin e ndёrmjetёsit pёr t’ja shitur njё reviste evropiane nё vitin 1997. Pasi ishin shitur 600 mijё kopje, njё koleksionist doli pёr tё blerё pelikulёn origjinale 16-mm pёr 1.2 milion dollarё. Madje, disa kopje tё kёtij versioni mund tё gjenden ende nё internet.

Koleksionisti Barsa ёshtё shprehur: “Njerёzit qё janё romantik nuk e kanё pranuar kёtё anё tё Monroe-sё dhe kanё shpikur histori tё ndryshme pёr tё pёrgёnjeshtruar filmin. Ky filmim tregon Marilyn-in e vёrtetё, pёrpara se ajo tё zbulohej dhe tё transformohej nё yll.”

Nё pamje tё parё fytyra e gruas nё kёtё film ёshtё ndryshe nga ajo e Marilyn-it qё njohim ne, por nёse ajo krahasohet me pamjen e filmave tё saj tё parё, si pёr shembull nё “Love Happy” tё vitit 1949, ngjashmёria e tyre ёshtё e madhe. Transformimi i Marylinit kur u njoh nё kinematografi ka qёnё rrёnjёsor; ajo u dobёsua shumё, pёr tё patur linja perfekte elegance, si dhe shtoi njё nishan nё faqen e saj tё majtё duke u shndёrruar nё femrёn mё tё bukur tё Hollivudit.

Nё vitet 1940, filmat pornografik regjistroheshin me pelikul 16-mm dhe 8-mm, pasi audienca pёrdorte kёto dy formate. Koleksionisti Barsa kujton se nё vitin 1997, menaxher i pasurive tё Monroe-sё, Mark Roesler nga Indinapolis, e kishte kёrcёnuar se do ta padiste pas versionit tё shfaqur nё vitin 1997. Por padia e tij nuk u ngrit asnjёherё, pasi ishte vetё ai qё bleu pelikulёn origjinale tё kёtij filmi.

Marilyn Monroe vdiq nё vitin 1962 nё moshёn 36-vjeçare. (LajmeShqip.com)