Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 20:38

“Rrëmujën” që ka shkaktuar Tuna me “sinonimin” që krijoi ajo vetë për zogun, mund të mos e ketë menduar as këngëtarja.

Moderatorja e lajmeve qendrore të KTV-së, Edona Zogu, ka sfiduar këngëtaren Tuna nëpërmjet një statusi në Facebook, ku ajo i thotë Tunës se “kur të do kjo e fundit mund të shtyhen me zog”.

“Tunës: Kur të duash shtyhemi me zog”, kishte shkruar Edona fillimisht në Facebook, e që u bë lajm nga portali Express. Mirëpo kjo ka bërë moderatoren që të reagojë dhe të sqarohet se fjalën nuk e ka pasur për “zogun” e Tunës por për mbiemrin e saj.

Megjithëkëtë, keqkuptimet janë hapur se edhe pse Edona mbanë mbiemrin e njëjtë me sinonimin që është krijuar tashmë kur flitet për Tunën.

“P.S Zogu im mban histori, eshte i madh, ka simbolike dhe mburrem me te…e “Zog” si te Tunes kane te gjithe :). Zog si timin, ka mbajte madje edhe Mbreti :)…ky eshte mbiemri im, te kuptohemi!”, ka shkruar Zogu ne Facebook.

Duket se në gjithë këtë debat “zogjësh” ka mbetur pa u përfshirë vetëm edhe njëri ndër shkrimtarët më të njohur amerikan, Franzen, i cili është i pasionuar pas zogjëve. Ama pas zogjëve.