Lajme Shqip Monday, 04 June 2012 13:25

Nuk e dimë nëse Beckham ka shfletuar librin e historisë qëllimisht, por media këtë gjë e ka bërë! Media e ka bërë dhe ka verifikuar se stili i ri i mjekrës dhe kapelës së futbollistit të famshëm David Beckham, janë imitim i liderit komunist rus, Vladimir Leninit.

Lenini, i cili vdiq më 1924, ka qënë një marksist revolucionar rus, intelektual dhe politikan që udhëhoqi revolucionin e tetorit të vitit 1917.

Në një darkë me miqtë ai është parë me stilin e ri që menjëherë ka spikatur, krahasuar me herët e tjera.

Megjithëse Beckham ka risjellë imazhin e një ish marksisti, kjo gjë nuk do të bëj që fansat e tij, apo edhe presidenti amerikan Barack Obama, të humbasë simpatinë për të. (LajmeShqip.com)