Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 15:16

Los Angeles – David Beckham e njeh më mirë se kushdo se çdo të thotë të vritesh në fushën e futbollit. Prandaj kur djali i tij u vra gjatë një trajnimi të futbollit, ai fluturoi si rrufe drejt tij.


Si një baba i përkushtuar që është, ai shkoi menjëherë në ndihmë të djalit, i cili po rrinte i kërrusur në gjunjë. David, 36 vjeç, i cili po ndiqte trajnimin e djalit më të vogël, ishte veshur me një pulovër të zezë adidas, pantallona dhe atlete të bardha teksa po ndihmonte për kurim djalin e tij.

Ai e tërhoqi Cruzin jashtë vijave të fushës dhe menjëherë filloi të inspektojë dëmtimin përpara se t’i jepte pak ujë për të pirë. Pa dyshim që ai e ka ngushëlluar dhe sqaruar se gjëra të tilla ndodhin në botën e futbollit.


Lojtari i LA Galaxy po ushqen shpresa të mëdha për tre djemtë e tij dhe sigurisht që atyre i ka ushqyer dashurinë e madhe për futbollin. (LajmeShqip.com)