Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 20:54

Pesë javë pas lindjes së vajzës së tij Harper Seven, David Beckham shprehet shumë i lumtur që tashmë mund të ushqejë edhe ai vajzën e tij. Ndërkohë që deri tani mamaja Victoria ka qënë duke e ushqyer vetëm me gji, mbas 5-javësh çifti ka filluar t’i japo vajzës së tyre edhe qumësht farmaceutik.

“Tani jemi në fazën e mësimit të pirë qumësht artificial. Kjo do të thotë që unë tashmë mund ta ushqejë atë, gje që e kam bërë dhe më është dukur e mrekullueshme!”

Jo më kot është nominuar për “Babain e vitit”! Dashuria e tij për familjen është shumë e madhe dhe ai është shumë i përkushtuar ndaj familjes së tij. Ai tregon se tatuazhi i vajzës Harper nuk është i vetmi që ka në trup; ai ka të shkruar mbi trupin e tij emrat e të gjithë fëmijëve të tij, përfshirë edhe Victorian. Madje, Viktorian ai e ka edhe të pikturuar! (LajmeShqip.com)