Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 09:15

David Beckham ka rrëfyer se gjatë gjithë jetës së tij është mësuar të parakolojë në shtëpinë e tij zhveshur.

Por, tani me ardhjen e vajzës Harper në rezidencën e Beckhams, ai ka vendosur që t’i mbulojë ‘topat e tij të artë’, siç i quan ai.

Vetëm para pak ditësh ai promovoi hapjen e linjës së veshjeve të brëndshme të tij për dyqanet H&M dhe pas kësaj ceremonie ylli i LA Galaxy është shprehur në një intervistë:

“Tani ka ardhur koha që unë të mos ecë dot lirshëm nëpër shtëpi me lakuriqsinë e trupit tim. Tani që jam bërë me vajzë më duhen mbathjet më shumë se kurrë! Sa isha vetëm me djemtë në shtëpi nuk e kisha problem, se ata pothuajse rrinin vetë gjatë gjithë kohës lakuriq. Por tashmë me Harperin në shtëpi, ditët e lakuriqsisë kanë marrë fund për të gjithë meshkujt e shtëpisë sonë.”

Ndër të tjera, David rrëfen duke qeshur se djemtë e tij, Brooklyn, Romeo dhe Cruz janë mërzitur nga ky ndryshim i zakoneve të tyre dhe për herë të parë kanë shprehur indiferencë për motrën e tyre.

David, i cili ka xhiruar edhe një spot publicitar prej 30 sekondash për të reklamuar linjën e mbathjeve të tij, ka treguar se i ka vënë në siklet djemtë e tij të cilët kanë shprehur mosaprovimin ndaj këtij klipi, “O Zot i madh! Mos babi, mos e bëj prap! Është e sikletshme se tani të gjithë do t’i shohin mbathjet e tua!” (LajmeShqip.com)