Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 09:26

Llogaria bankare e David Beckham nuk ёshtё aspak keq, por po t’i japёsh 10 dollarё, asi i futbollit ёshtё nё gjendje qё tё hajё gjithçka, madje edhe krimba!

Pёr tё mos mjaftuar fama e tij mes tё rriturve, tani ka filluar tё jetё njё i ftuar nderi edhe pёr tё vegjlit.

I famshi David Beckham kёsaj here ka qenё i ftuar nё spektaklin e animuar “Take Two With Phineas and Ferb”.

Mesfushori i Los Angeles Galaxy, pёrveçse ka treguar aftёsinё e tij me topin e futbollit, ka treguar se ishte nё gjendje tё hante njё banane edhe me kёmbё!

Me siguri qё tё gjithё fёmijёt qё e shihnin nga ekrani, janё argёtuar shumё me intervistёn e tij.

Beckham po bёhet i gjithёanshёm. Shikojeni edhe ju! (LajmeShqip.com)