Lajme Shqip Wednesday, 17 July 2013 15:38

Ish-futbollisti David Beckham ka nënshkruar kontratë që të jetë prezantues televiziv i një programi për fëmijë.
Ylli do të jetë prezantuesi kryesor i emisionit gjatë ditës së shtunë, në të cilin do të jepen këshilla se si fëmijët duhet të përfshihen në futboll.
Emisionet do të transmetohet në Sky Sports, ndërsa emisioni i parë do të transmetohet më 17 gusht, në ditën kur do të fillojë sezoni i ri i Premier Leagues.
Përveç Beckhamit, prezantues të tjerë do të jenë sprinteri Darren Campbell, Di Dougherty, Jessica Ennis-Hill dhe Steve Brown.