Lajme Shqip Thursday, 17 March 2011 10:59

David dhe Victoria Beckham kanë konfirmuar se fëmija i tyre i katërt do të jetë një vajzë.

36-vjeçarja Victoria Beckham do tё lindё kёtё verё fёmijёn e saj tё katёrt. Kёsaj here trios sё djemve tё saj: Brooklyn 11 vjeç, Romeo 8 dhe Cruz 5 vjeç, do t‘u bashkohet njё vajzё.

Çifti i famshёm, i cili u martua në vitin 1999, njoftoi se ish-Spice Girl ishte shtatzënë në Janar, por deri mё tani gjinia ka qenë sekret.

Lajmi u konfirmua nga zёdhёnёsi i tyre tё Djelёn, nё datёn 13 Mars, pas sygjerimit tё marrё nga vetё David.

Futbollisti 35-vjeçar shprehet i emocionuar pёr faktin qё do tё bёhet sёrish baba.