Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 11:55

Fansat e çiftit hollivudian Arquette-Cox kanë shpresuar se çifti do të rilidhej sërish.

Por David Arquette ua ka ‘shkelmuar’ njëherë e mirë këtë mendim, pasi në një transmetim radiofonik ka deklaruar se martesa e tij me aktoren e famshme Courtney Cox kishte përfunduar në të gjitha kuptimet.

Ndër të tjera ai ka thënë se zemra e tij tashmë i përket të dashurës së tij të re Christina McLarty.

“Po është e vërtetë që unë kam qenë keq kur jam ndarë nga Courtney! Por unë dhe Courtney e dimë shumë mirë që çdo gjë ka marrë fund. Ne të dy kemi qarë bashkë pasi e kishim kuptuar që gjithçka kishte marrë fund,” ka thënë ai. (LajmeShqip.com)