Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 11:45

Fundjavën e kaluar u mbyll dasma familjare e dy djemve të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi në një nga restorantet luksoze të Tetovës

Mbi 600 mysafirë të ftuar, familjarë dhe miq, por edhe VIP-at e politikës ishin pjesë e ahengut familjar.

Familja Thaçi e mbajti shumë diskrecionale këtë eveniment familjar duke mos zbardhur detaje.

Ilir Meta, kryeparlamentari shqiptar dhe Ramush Haradinaj ishin protagonistët kryesor të dasmës, por nuk munguan edhe emra të tjerë të politikës dhe sferave tjera nga Tirana dhe Prishtina.

Djali i madh i Menduh Thaçit, Pajtimi u martua me vajzën e kryetarit aktual të komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, ndërsa djali tjetër Afrimi u martua me vajzën e një avokati të njohur tetovar. /Ina