Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 08:42

Këngëtarja kolumbiane e popit dhe mbrojtësi spanjoll i Barcelonës kanë konfirmuar lidhjen e tyre gjatë muajit shkurt, kur Pique publikoi foto tё ditëlindjes ku ishte e pranishme edhe Shakira.

Kёngёtaren 34 vjeçare nuk e ka penguar aspak diferenca e moshёs me partnerin e saj, pasi ai ёshtё 10 vjet mё i vogёl se ajo. Dashuria e tyre duket e fortё dhe çifti shfaqet gjithandej duke u puthur.

Gerard Pique, mbrojtёsi spanjolli i Barcelonёs, ёshtё edhe ikona e linjёs sportive Nike. “Po përjetoj një periudhë shumë të lumtur të jetës sime, nuk e  di nëse është më i miri, por sigurisht ndër më të bukurit. Po shijoj çdo moment dhe shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë.  Aktualisht luaj në ekipin dhe në përfaqësuesen më të mirë të mbarë globit. Jam tepër i lumtur dhe mund të shtoj se jam dhe i dashuruar. Gjithçka shkon në mënyrën më të mirë”, – bëri të ditur ai nё njё intervistё. (LajmeShqip.com)