Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 11:47

Supermodelja e famshme izraelite, Bar Refaeli ka dhënë një deklaratë bombë, e cila i bën qejfin më shumë meshkujve. Biondina e bukur ka deklaruar se nuk ka asgjë kundër seksit për një natë të vetme, pasi kjo mendon se është një aventurë e cila mund të sjell argëtim të madh. 

“Seksi për një natë? Pse jo. Mendoj se është një aventurë e cila mund të të sjellë shumë kënaqësi. Mendoj se ia vlen të provohet, së paku njëherë në jetë”, ka deklaruar ajo, por ka refuzuar që të tregoj nëse e ka provuar këtë aventurë deri tani. 

Ajo ka treguar se kohëve të fundit nuk ka pasur një lidhje të qëndrueshme, pasi ende nuk po arrin që të gjej mashkullin e përshtatshëm për të, edhe pse ka qenë në takime të shumta. 

“Edhe pse kam pasur takime të shumta me meshkuj të ndryshëm së fundmi, ende nuk kam hasur personin e duhur. Mendoj se ia vlen që të pritet deri sa të qesh personin e duhur, pasi përvojat e kaluara më kanë mësuar se të ngutesh mund edhe të pendohesh”, ka shtuar ajo, shkruan ballkanweb.

Ajo ka folur edhe rreth asaj sesi e ka pritur çastin kur e kishte parë ish-të dashurin e saj Leonardo DiCaprio me aktoren Blake Lively, vetëm disa muaj pas ndarjes së tyre. Modelja thotë se ka qarë pa ndërprerë, sepse kjo e kishte goditur rëndë. 

Bukuroshja e revistës ‘Sports Illustrated’, për gjashtë vite të plota ishte në romancë me bukuroshin e Hollivudit, para se të ndaheshin përfundimisht në maj të vitit 2011 dhe e pranon se ishte shokuar kur e kishte parë ish-të dashurin ta kishte harruar aq shpejt dashurinë që kishin dikur. 

“Papritmas më ka humbur frymëmarrja dhe kam filluar të qaj pa kontroll. Askush nuk e di se unë jam kthyer në dhomën time dhe kam filluar të qaj me të madhe. Nuk mund të ndalesha së qari”, ka deklaruar ajo. Mirëpo, Refaeli ka thënë se më nuk i ka ndodhur që të qajë për aktorin. “Mendoj se isha shfryrë mirë. Që nga ajo ditë, më nuk kam qarë kurrë”, ka përfunduar Bar.